Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Ambasadori Withers Kontribut Të Madh Në Forcimin E Komunikimit Dhe Miqësisë Me Shba-Në
English

Topi: Ambasadori Withers Kontribut Të Madh Në Forcimin E Komunikimit Dhe Miqësisë Me Shba-Në

- Gjatë një takimi me Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë - TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës Bamir Topi i shprehu sot ambasadorit amerikan ne Tiranë, John Withers, mirënjohjen e thellë në emër të shtetit shqiptar për punën e vyer dhe shërbimin e çmuar diplomatik, si përfaqësues i aleatit më të madh dhe partnerit më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë, gjate një takimi me Ambasadorin e SHBA-së i cili është në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit te Presidencës , Kreu i Shtetit theksoi se z. Withers "do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar dhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona." Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Withers e ka falenderuar Kreun e Shtetit shqiptar për ndihmesën dhe mbështetjen personale dhe institucionale. Sipas njoftimit mësohet se, diplomati i lartë ka theksuar se po largohet nga vendi ynë me kujtimet më të mira për këtë periudhë më tepër se tre-vjeçare dhe me bindjen se asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme./a.s/f.n/
KOMENTE