Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mbytet 17-Vjeçari Nga Korça, Shpetojne Kater Te Tjere
English

Vlore: Mbytet 17-Vjeçari Nga Korça, Shpetojne Kater Te Tjere

VLORE, 27 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Një 17 vjeçar nga Korça u mbyt sot në mesditë në ujrat detare në afërsi të bregdetit të Zvërnecit, 10 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës. 17-vjeçari Arben Mestori kishte shkuar në këtë zonë për ekskursion, së bashku me bashkëmoshatarët, kur gjatë kohës që u fut në ujë për të notuar, u përball me dallgë të forta. Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur se, Mestori është përpjekur të dalë por nuk ka mundur, ndërkohë që në ndihmë të tij, shkuan edhe tre shokë të tjerë, të cilët gjithashtu u vunë në vështirësi. Për të shpëtuar adoleshentët nga mbytja, në det hyri një peshkatar, banor i zonës, i cili mundi t'i nxjerrë në breg të katër të rrezikuarit, por gjendja e 17 vjeçarit Mestori, ishte e rëndë. Ai nuk arriti të mbijetojë dhe për pasojë, humbi jetën, ndërsa tre shokët e tij bashkë me peshkatarin, u dërguan me urgjencë në spital, ku janë nën kujdesin e mjekëve. Vendi ku ndodhi ngjarja e sotme, që emërtohet "Porto Nova", spikat për rrymat nënujore detare. Në këtë vend kanë ndodhur edhe herë të tjera ngjarje të ngjashme. /a.ke/
KOMENTE