Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Paqëndrueshëm, Vranësira Dhe Reshje Lokale
English

Vlorë: Mot I Paqëndrueshëm, Vranësira Dhe Reshje Lokale

VLORË, 27 Korrik/ATSH-H.Koçi/.- Prej tre ditësh, gjiri detar i Vlorës është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura relativisht të ulëta për këtë periudhë të vitit dhe me reshje lokale të përkohshme shiu. Edhe dita e sotme, do të jetë vazhdë e kësaj situate, me një mot të paqëndrueshëm, me vranësira të çrregullta e të dendura, si dhe me reshje lokale shiu, të cilat kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë është rrjedhojë e ndryshimit të regjimit të erërave gjë që ka ndikuar në rënien e vlerave të temperaturave. Ajo do të shoqërohet me një keqësim të lehtë të kushteve të lundrimit, veçanërisht për mjetet e vogla, çka ka bërë që peshkarexhat të mos dalin për peshkim. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 28-30 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /f.n/
KOMENTE