Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori Gashi I Dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Të Bosnjës
English

Ambasadori Gashi I Dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Të Bosnjës

TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "Vlerësoj qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë për zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë, në dobi të stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shumë shpejt do hapim Ambasadën tonë në Tiranë", deklaroi sot Presidenti Haris Silajdiç i cili priti në një takim të veçantë Ambasadorin e Shqipërisë në Sarajevë Flamur Gashin. Drejtoria e shtypit në MPJ-së, bëri të ditur së Ambasadori Flamur Gashi i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të radhës të Bosnje-Hercegovinës. Sipas njoftimit për shtyp thuhet se gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh ekonomik, kulturor dhe turistik si dhe bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe rajonale. Kreu i shtetit të Bosnjës shprehu konsideratat më të larta për Shqipërinë si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e delegacionit të kryesuar nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, në përkujtimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Ndërsa përfaqësuesi ynë diplomatik në Sarajevë, Flamur Gashi, e siguroi Presidentin Silajdiç për angazhimin maksimal të Ambasadës shqiptare në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe turistike, si dhe për vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton zhvillimeve në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu ai e informoi Presidentin rreth një sërë nismave dypalëshe dhe shumëpalëshe që do të mbahen në Tiranë gjatë muajve të ardhshëm. Gashi veçoi nismën e Presidentit Topi për mbajtjen së afërmi të forumit të 7- të Ekonomik Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore, organizimin gjatë vitit 2011 të forumit të Biznesit Shqipëri-BH nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha si dhe mbi organizimin e vizitave njohëse të kompanive turistike në Shqipëri nën mbikëqyrjen e zv.kryeministrit Meta./ch/
KOMENTE