English

Ambasadori Gashi në Sarajevë, i paraqet kredencialet presidentit Silaj?i?

Sarajevë, 28 korrik, NOA –Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, Flamur Gashi, i paraqiti letrat kredenciale presidentit të kwtij vendi, Haris Silaj?i?.

Gjatw takimit mes tyre, ata vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh ekonomik, kulturor dhe turistik si dhe e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe rajonale.

Në këtë kuadër, presidenti i Bosnjw-Hercegovinës vlerësoi vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të hapur ambasadën e saj në Sarajevë dhe shprehu bindjen se shumë shpejt duhet të hapet edhe ambasada e Bosnjw-Hercegovinës në Tiranë.

Gjithashtu, presidenti Silaj?i? shprehu konsideratën më të lartë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe vlerësoi pjesëmarrjen e delegacionit të Shqipërisë të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në përkujtimin e 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Ambasadori Gashi, pasi e falënderoi presidentin Silaj?i? për pritjen e ngrohtë që ka gjetur në Bosnje-Hercegovinë, e siguroi atë për angazhimin maksimal të ambasadës shqiptare në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe turistike, si dhe për vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton zhvillimeve në Bosnjë-Hercegovinë.

Gjithashtu, ambasadori Gashi e informoi presidentin Silaj?i?, rreth një sërë nismave dypalëshe dhe shumëpalëshe që do të mbahen në Tiranë gjatë muajve të ardhshëm duke veçuar këtu nismën e presidentit Topi për mbajtjen së afërmi të forumit të 7- të Ekonomik Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore, nismën e organizimit gjatë vitit 2011 të një forumi të Biznesit Shqipëri-BH nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha apo edhe mbi organizimin e vizitave njohëse të kompanive turistike në Shqipëri nën mbikëqyrjen e zv/kryeministrit Meta.

Në fund të takimit, presidenti Silaj?i? vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë për zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, në dobi të stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

n.e/NOA

KOMENTE