Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 28 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 28 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- ISLAMABAD - Një avion linje i kompanisë private "Air Blue" rrëzohet me 152 persona në bord në kodrat afër kryeqytetit, Islamabad. NJU ORLINS - Ndjekje e luftës përpjekjeve kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët po përgatisin një manovër të re për mbylljen brenda muajit të pusit shkaktar të katastrofës. UASHINGTON - Zhvillime dhe reagime pas publikimit të dokumenteve sekrete për luftënnë Afganistan nga faqja e internetit Wikileaks, që hedhin gjithmonë e më tepër dyshme lidhur me strategjinë e presidentit Barak Obama në këtë konflikt jopopullor. TË TJERA -------------- EDISON (SHBA) - Presidenti Barak Obama flet për ekonominë gjatë një vizite në Nju Xhersi (verilindje). UASHINGTON - Richard Holbrooke, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin si dhe Rajiv Shah, i ngarkuari i agjencisë amerikane të ndihmës për zhvillim, diskutojnë për ndihmën civile për Afganistanin përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve (14:00). SHARM EL-SHEIK (Egjipt) - Takim mes presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe mbretit të Abdallah të Arabisë Saudite në kuadrin e një turneu në rajon të sovranit saudit. KAJRO - Ndjekje e ditës së fundit të vizitës së ministrit amerikan të Drejtësisë Eric Holder. UASHINGTON - Publikohet libri bezhë i bankës qendrore amerikane, i hartuar nga degët rajonale të bankës dhe ku shpreht opinioni i ekonomistëve dhe i drejtuesve të ndërmarrjeve për gjendjen e ekonomisë amerikane (18:00). PEKIN - Ndjekje e motit të keq në Kinë që ka shkaktuar të paktën 823 të vdekur, 437 të zhdukur dhe dëme që kapin shifrën 22 miliardë dollarë që prej fillimit të vitit. ATHINË - Grupi i ekspertëve të BE-së dhe FMN-së të ngarkuar me ndjekjen e planit për rimëkëmbjen e financave të Greqisë vazhdon misionin e filluar të hënën për akordimin në shtator të këstit të dytë të huasë së këtyre institucioneve për Athinën, që arrin shumën 9 miliardë euro. STAMBOLL - Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, takohet me homologun turk, Ahmet Davutoglu, për bisedime të përqendruara rreth procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian dhe çështjes qipriote. JERUSALEM/RAMALLAH - Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos vazhdon vizitën në Jerusalem (bisedime me homologun Avigdor Lieberman) dhe Ramallah (Cisjordani), ku do të takohet me kryeministrin palestinez Salam Fayyad. /I.Pu.
KOMENTE