Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dodik: Serbia Duhet Ta Pranojë Humbjen E Kosovës
English

Dodik: Serbia Duhet Ta Pranojë Humbjen E Kosovës

BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës, deklaroi kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik. "Beogradi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë", theksoi Dodik në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti". Sipas Dodik, Beogradi duhet të vendosë kushtet e tij për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. "Beogradi duhet të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës të mbetet në Serbi", propozoi Dodik. Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare./ a.jor.
KOMENTE