Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
/Dossier/ Shqipëria, Nga Traktati I Varshavës Në Alenacen E Nato-S
English

/Dossier/ Shqipëria, Nga Traktati I Varshavës Në Alenacen E Nato-S

ALENACEN E NATO-s Përgatitën Suada Daci dhe Andi Myrte- TIRANË, 26 Korrik/ATSH/ Në historinë e saj, gati 98 vjeçare, Ushtria Shqiptare ka pësuar ndryshime të shumta strukturore, të diktuara nga zhvillimet politiko-ekonomike të kohës. E krijuar në 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ushtria Shqiptare kishte si struktura kryesore te saj forcat aktive, rezervë, ato vullnetare si edhe xhandarmëria me 12000 personel. Struktura e saj mbeti thuajse e njëjtë dhe në kohën e monarkisë, ndërsa, investimet pësuan rritje të konsiderueshme. Si forcë më e madhe, me një skemë organizative të qëndrueshme, do të ishte pas 1940 gjatë luftësë së dytë boterore, Ushtria Antiafshiste Vullnetare Nacional Çlirimtare me mbi 45 000 luftëtarë, duke u konsideruar si më e suksesshmja pas 1912-s. -Riorganizimi i Ushtrise - Ish -oficeri i lartë i Ushtrisë, Reshat Muho kujton kohën pas luftës në 1944 kur, në korrik të vitit 1945 u quajt Ushtria Kombëtare dhe numri i ushtarëve u reduktua në 40.000 vetë. "Pas luftës, u krijua edhe shkolla e parë ushtarake ajo "Skënderbej", ku shkonin ushtarët nga repartet nacional-çlirimtare, që nga 1 vit fillimisht, kaloi në 2 dhe më pas në 3 vjet. Struktura organizative e ushtrisë aso kohe përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale", thotë ai. Ndersa, ne vitin 1951 Ushtria shqiptare krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan. Rekrutimet beheshin sipas planit te ministrise se Mbrojtjes, ku rekrutoheshin meshkujt qe mbushnin 18 vjeç dhe sherbenin nga 2 deri ne 4 vjet ne sherbime ne këmbësori, kufi, flotë, aviacion. Ish- oficeri Muho kujton përmiresimet që u bënë në radhët e ushtrisë pas nënshkrimit të Traktatit të Varshavës në 14 maj 1955 në Varshavë, Poloni. "Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania, nën drejtimin e Bashkimit Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, që saknsiononte miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmen reciproke mes vendeve anëtare. Atë periudhë u bënë shumë përmirësime, si modernizmi i ushtrisë, unifikimi i disa shërbime, u futën armatime të reja, si dhe pati shumë kualifikime të kuadrove shqiptarë në Bashkimin Sovjetik", thotë Muho. Shqiperia doli nga Aleanca në 1968, pas pushtimit të Çekosllovakisë, nga forcat e Traktatit të Varshavës. Ne këtë kohë Ushtria Shqiptare, pati vështirësi por qe u kapërcyen pas afrimit të Shqiperisë me Kinën. Sipas ish -oficerit, Muho, "afrimi me Kinën solli armatim më të mirë dhe më të fuqishëm, si tanke, aviona, raketa, helikopterë, etj. Pas vitit 1970, pjesë e Ushtrisë shqiptare u bëne edhe femrat, në kuadër të luftës për emancipimin e tyre, ndonese ato u futën në administratë, punonjëse kuadri dhe nuk kryenin detyrën e ushtarëve si ndodh sot". -Paradat, "forca" e ushtrisë shqiptare- Zhvillimi i paradave ushtarake ishte një nga veçoritë tipike të ushtrive komuniste në vendet e Traktatit të Varshavës. Muho, i cili ka shërbyer si komandant në një repart ushtarak në Sazan, tregon se, "paradat e para në Shqipëri u bënë rreth viteve 1948-1949 dhe ishte Shtabi i Përgjithshëm që merrej me organizimin e tyre. Ushtarët dhe oficerët pjesëmarrës në këto parada vinin nga të gjitha repartet e ushtrisë të Shqipërisë, ndër më të zgjedhurit nga ana fizike, shëndetësore dhe akomodoheshin në garnizonin e Tiranës". Muho kujton se paradat organizoheshin për festa të veçante, si në përvjetorët e çlirimit të vendi, apo të krijimit të Ushtrisë. -Shqipëria, në rrugën drejt NATO-s Shqipëria ishte vendi i parë ish-komunist i Europës Lindore që kërkoi anëtarësimin në NATO. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO nisi në vitin 1992, vetëm pak kohë pas vendosjes së pluralizimit në vendin tonë. Ndërsa në vitin 1994 nënshkroi Programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s (PfP). Më 25 Janar 1995, u aprovua Programi Individual i Partneritetit. (Individual Partnership Program ( IPP), dhe në 9 Qershor 1995, Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e nismës së Parneritetit për Paqe dhe Proçesit të Planifikimit dhe Rishikimit (Planning and Revieëing Process ( PARP). Më pas në 30 Maj 1997, Shqipëria merr pjesë në takimin e parë të Këshillit Euro-Atlantik të Partneritetit (Euro-Atlantic Partnership Council, EAPC), dhe në Qershor 1998, hapet në Tiranë zyra e NATO-PfP. Gjatë vitit 1999 Shqipëria i ofroi NATO-s përdorimin e hapësirave aeroportuale për të asistuar operacionet e saj në Kosovë, dhe 24 Prill 1999, Shqipëria pranohet si vend aspirant. Në Prill 1999, në Samitin e Ëashingtonit diskutohet Zgjerimi i Bashkëpunimit Ushtarak, përgatitja për operacione në kuadrin e nismës PfP dhe përmbushjen e kërkesave të kornizës së Dokumentit të PfP. Ndërsa Samiti i Pragës në vitin 2002 u fokusua në forcimin e dialogut politik dhe konsultimet me partnerët, adoptimin e mekanizmave të rinj dhe zgjerimin e mëtejshëm të ndërveprimit. Në Samitin e Stambollit në vitin 2004, NATO deklaron se rruga për Shqipërinë është e hapur. Në vitin 2006 Samiti i Rigës vlerësoi progresin e bërë nga Shqiperia dhe dy anëtarët e tjerë të Kartës së A3-it, Kroacia dhe Maqedonina. Në Samitin e Bukureshtit në Prill 2008 Shqipëria mori ftesën për antarësim në NATO. Ndërsa në Samitin e Strasburg-Kehl më 3-4 Prill, 2009, Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota e organizatës më të madhe politiko -ushtarake të Atlantikut të Veriut, NATO-s./n.m/
KOMENTE