Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vjedh nga qafa zinxhirin 1300 euro, i flak dhe fëmijën në rrugë
English

I vjedh nga qafa zinxhirin 1300 euro, i flak dhe fëmijën në rrugë

Prizren, 28 Korrik, NOA - Një vjedhje është regjistruar në tregun e Prizrenit, ndërsa një grua e cila kishte në duar foshnjën e saj disa muajshe, e shoqëruar edhe nga një i afërm i saj i moshuar, është sulmuar nga një i dyshuar i cili me forcë i ka marrë nga qafa një zinxhir ari në vlerë prej 1300 eurosh.

Pas kësaj, i dyshuari tentoi që me forcë ta mbajë zinxhirin duke ia rrëzuar madje edhe foshnjën nga duart gruas në fjalë.

Më tej, ai tentoi që të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar me forcë nga disa qytetarë që kishin parë nga afër tërë ngjarjen.

Një patrullë e policisë që ishte njoftuar për këtë rast, ka shkuar menjëherë me urgjencë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë procedurës hetimore është identifikuar të jetë një 22-vjeçar me emrin Luan H. nga Shqipëria.

Ndërkaq, fëmija është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas raportit të mjekut, rezulton se ka patur lëndime të lehta trupore.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokuroria, e cila ka autorizuar ndalimin policor për të dyshuarin për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me procedurat e tjera.

n.e/NOA

KOMENTE