English

Komandot nisen drejt Afganistanit për herë të parë si luftëtarë, Berisha u jep kurajo

Tiranë, 28 korrik, NOA – Në një ceremoni të veçantë, kryeministri Sali Berisha dhe autoritete të larta të ministrisë së Mbrojtjes, kanë përcjellë skuadrën e re të komandove shqiptare drejt Afganistanit, në misionin e tyre të parë luftarak në këtë vend.

Kontigjenti paqeruajtës shqiptar në Afganistan, i pranishëm edhe herë të tjera, këtë radhë duket se po niset me një mision më të vështirë e pikërisht, nisur nga kjo, kreu i qeverisë u ka dhënë kurajo para nisjes anëtarëve të tij, për t’u treguar të fortë dhe qëndrestarë.

"Ju niseni si shqiponja që përbën zemrën e simbolit tonë kombëtar, flamurit që merrni me vete. Misioni juaj është i vështirë, por ju jeni ushtarakë të zotë", theksoi ai.

Duke shtuar më tej në fjalën e tij se kjo është një ditë e veçantë pasi 1 vit pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, sot niset njësia e parë e ushtarakëve shqiptarë në mision të ri, mision luftarak.

"Ne nisim anëtarët e Forcave tona të Armatosura në fushë betejën më të madhe në emër të lirisë, sigurisë e paqes në botë", shtoi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Duke u dhënë kurajo forcave komando, ai u ka kërkuar që ta mbajnë lart flamurin e Shqipërisë, pa harruar se kanë mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do t’u linte si porozi djemve të trupit paqeruajtës, që të tregohen trima.

"Porosia ime është të tregoheni burra shqiptarë, trima dhe të besës. Bindjuni urdhrave të eprorëve", pohoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE