English

Kosove - Eulex Bastis Shtepine E Nje Ish-Komandanti Te Uçk-Se

ë PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së. Sipas njoftimit të dhënë nga EULEX, "kjo bastisje është e lidhur me hetimet per rastin Bllaca" dhe "është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë". Në njoftimin e EULEX-it është theksuar edhe se "një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje". Njoftimi i EULEX-it nuk jep emrin e komandantit të UÇK-së. Ndërsa, sipas medias në Prishtinë, "Policia e EULEX-it është duke bastisur shtëpinë e ish-komandanti të UÇK-së, Azem Syla, në fshatin Kishnarkë të Drenasit". "Rasti Bllaca" ka të bëjë me të vetëdeklaruarin pjesëmarrës dhe dëshmitar në krimet e pasluftës në Kosovë, Nazim Bllaca, i arresuar vitin e kaluar, i cili në deklarata ka përmenduar dhe akuzuar edhe të tjerë. /a.ke/
KOMENTE