English

Kosovë/ Thaçi: Opinioni I Gjnd-Së Ka Hapur Perspektivë Bashkëpunuese Rajonale

PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "Opinioni i GJND-së ka hapur perspektivë integruese për Kosovën, por në të njëjtën kohë edhe perspektivë bashkëpunuese rajonale", tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Ai tha se raportet e Kosovës me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi janë të shkëlqyera, ndërsa ritheksoi qëndrimin për raporte dhe me Serbinë. "Ne do të ndërtojmë bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por në asnjë rrethanë dialog për çështjet tona të brendshme", theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se "dy vendet tona si shtete kanë perspektivë euroatlantike". Kryeministri Thaçi tha se edhe pas opinionit të GJND-së Kosova do vazhdojë me "zgjidhjen e vetme që ekziston edhe për pjesën veriore të Mitrovicës - strategjinë në përputhshmëri me dokumentin e Presidentit Ahtisaari". Ai kujtoi se Strategjia Gjithpërfshirëse për Integrimin e Veriut parasheh formimin e komunës së re të Mitrovicës veriore, zgjedhjet e lira lokale në këtë komuna dhe në tri komunat tjera veriore me shumicë serbe - Leposaviç, Zveçan e Zubin Potok, invesimet socio-ekonomike dhe para së gjithash, sundimin e ligjit në gjithë territorin e vendit. Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria miratoi planin e veprimit për procesin e liberalizimit të vizave./ch/
KOMENTE