Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: E Ardhmja E Ballkanit Është Në Be
English

Meta: E Ardhmja E Ballkanit Është Në Be

TIRANË, 28 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "E ardhmja e Ballkanit është BE-ja si dhe aplikimi i standardeve evropiane për pakicat kudo", deklaroi zv.kryeministri dhe ministri i Jashëtm Ilir Meta në takimin që zhvilloi me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshoski, në kuadër të vizitës zyrtare që nisi sot në Shkup. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se bisedimet mes dy delegacioneve u përqëndruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në fushat me interes të ndërsjellë, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimi shumëpalësh si dhe përpjekjet për integrimin evropian e euroatlantik, përfshirë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ata vlerësuan rolin e veçantë të dy vendeve për sigurimin e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Meta evidentoi rëndësinë e veçantë të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe vlerësoi se opinioni i GJND-së, i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Meta deklaroi se "Shqipëria ka treguar dhe do jetë e vendosur për garantimin e standardeve europiane për pakicat etnike në vend si dhe për pakicën maqedonase që gëzon dhe do gëzojë të gjitha të drejtat e saj". Ai theksoi se "aspiratat e përbashkëta euro-atlantike dhe evropiane orientojnë në mënyrë të shkëlqyer marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona por edhe politikën tonë rajonale". "Jemi shumë të lumtur që qytetarët e Maqedonisë lëvizin të lirë brenda zonës Shengen, dhe besoj që për pak muaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të kenë të njëjtën mundësi", shtoi Meta. Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se "dy shtetet do të mbështesin kandidaturat e njëri-tjetrit në organizatat ndërkombëtare, do të ndërmarrim iniciativa të reja rajonale, dhe konkretizojnë Korridorin 8, projekt me rëndësi edhe për rajonin". Meta tha se "marrëveshja e OHRIT është kuadri më i mirë për të forcuar më tej bashkëjetesën e komuniteteve etnike këtu por edhe realizimin e të drejtave të atyre shqiptar si dhe afrimin e Maqedonise në BE. Ministri i Jashtëm shqiptar shprehu besimin për nisjen sa më shpejt të negociatave mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian./ch/
KOMENTE