English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 28 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurë: Gazeta "Panorama" TAKIMI NË QERSHOR/KREU I KUSHTETUESES, KRISTO, REFUZOI TOPIN- Flet Këshilltari i Presidentit/Presidenti ka tentuar në qershor që t'i propozojë Kuvendit emrin e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, por kryetari në detyrë, Vladimir Kristo, nuk ka pranuar. Këshilltari ligjor i Presidentit, Spiro Peçi, ka shpjeguar lëvizjet e Topit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Grushtat në Kuvend/Maliqi: I kërkoj ndjesë vetëm Berishës-Braçe: Do t'i shkoj deri në fund Opinion nga Kastriot Islami: Përvjetori i parë i "sukseseve" dhe dështimeve të PS-së Taksa e makinave, llogaritja me doganën e vjetër Gazeta "Shqip" KUSHTETUESJA, PEZULL DERI NË NËNTOR- Shkelja e afateve për anëtarët e rinj e pengon Gjykatën të marrë vendime të rëndësishme. Përplasjet mes maxhorancës dhe Presidentit zvarrisin plotësimin e vendeve vakante. Parashikime të zymta edhe pas pushimeve të Kuvendit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Tragjedi në kampingun e kishës, mbytet adoleshenti Provimet me zgjedhje, "ceni" i maturës Antimafia/Sekuestrohet hoteli gjashtëkatësh në Durrës Gazeta "Koha Jonë" ISLAMI: PËRJASHTIMI, SI DO TË PËRBALLOJ RAMËN - Sekretari i PS-së tregon shtatë parimet e jetës që drejtojnë mendimin dhe qëndrimin e tij, por edhe se si "nxitja për (vetë)përjashtim e Mendimit Ndryshe, është si ajo për (vetë)vrasje në diktaturë". Profesori socialist thotë se reagimi i tij, nëse në vjeshtë ka tentativa likuidimi, do të jetë ndryshe nga i Nanos, Meidanit, Bufit dhe Ulqinit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Shoqëria civile: Të nisë puna urgjent për ndryshimin e Kodit Vendimi: Profesionet e vështira, shtesë page për 3 mijë persona mbi 55 vjeç Arsim/Universitetet, si të shfrytëzohen nga kandidatët, pikët për të fituar Gazeta "Shekulli" KOPJET, MATURANTËT RREZIKOJNË SHKOLLËN- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bllokuar notat e disa shkollave në vend, pasi dyshohet se ëhstë kopjuar në provimet me zgjedhje. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Durrës/Trafiku, sekuestrohet hoteli dhe restoranti Uidhers-Topi, takim për krizën dhe SHISH Gazeta "Rilindja Demokratike" VOTIMI ELEKTRONIK, GATI PËR ZGJEHDJET VENDORE, JA RISITË- Një mënyrë e tillë votimi përdoret në Britani, Austri, Estoni, Francë, Zvicër, SHBA, kanada, Japoni, Australi, etj. Rasti më i fundit është ai i Zvicrës, ku vitin e kaluar më shumë se 110 mijë votues që jetonin jashtë vendit patën mundësinë të votonin nëpërmjet internetit. Pollo: Nëse PS bie dakort mund ta implementojmë në disa bashki e komuna. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Itali, pas Merkel, çmimi i Mesdheut i jepet Topallit Rama në krizë të thellë psikike nga rritja e pagave dhe pensioneve Poni: Numri i prodhimit të pasaportave biometrike do shkojë deri në 6 mijë në ditë Gazeta "Integrimi" SHOQËRIA CIVILE/TË NISË SA MË SHPEJT PUNA PËR REFORMËN ZGJEDHORE- 26 organizata joqeveritare do t'u paraqesin partive politike draftin me propozimet për Kodin e ri Zgjedhor. Kristaq Kume: Të mos humbet kohë për realizimin e Reformës. Do të paraqesim propozime konkrete. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Meta pret Ambasadorin slloven, Bergant/Sllovenia, kontribut të shkëlqyer për liberalizimin e vizave Shqipëri-Bankë Botërore, Strategji e re Partneriteti për vitet 2011-2014 Fillon proçesi i riorganizimit të LSI-së në Qarkun e Dibrës Gazeta "Zëri i Popullit" RAMA: VENDI NDODHET NË KRIZË TË GJITHANSHME - Investimet do të shpëtonin shoqërinë nga kriza, deklaron kreu i PS-së, Edi Rama. Sipas tij, kriza është e gjithanshme, pasi ka prekur çdo sektor të vendit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Milo: Transparencë për zgjedhjet e qershorit Analizë/Shqipëria politike një vit pas zgjedhjeve /e.ç/
KOMENTE