Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbledhje - Pakistan - Rrëzohet Një Avion Me 150 Persona Në Bord Pranë Islamabadit
English

Përmbledhje - Pakistan - Rrëzohet Një Avion Me 150 Persona Në Bord Pranë Islamabadit

ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një avion pakistanez linje me 150 persona në bord u rrëzua sot nga moti i keq në kodrat afër kryeqytetit Islamabad, duke shkaktuar disa të vdekur, por edhe të paktën pesë të shpëtuar të cilët u dërguan në spital. Të paktën pesë persona gjetën vdekjen dhe pesë të tjerë janë gjetur gjallë dhe janë dërguar me helikopter në një spital të Islamabadit", deklaroi ministri i Brendshëm, Rehman Malik, për televizionin lokal Express TV. Avioni i tipit Airbus A-321 i kompanisë private "Airblue", i cili bënte linjën Karaçi-Islamabad, transportonte 144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi, i bëri të ditur AFP-së një zëdhënës i kompanisë, Raheel Ahmed. "Në pamje të parë, shkaku i aksidentit është moti i keq. Por, u takon hetuesve ta përcaktojnë këtë", shtoi ai. Qielli ishte me re sot në kryeqytetin pakistanez dhe binte shi në momentin e aksidentit. "Tani po merremi me operacionet e ndihmës dhe të shoqërimit të të afërmve të pasagjerëve", shtoi Raheel Ahmed. Ministri i Brendshëm e cilësoi këtë aksident si "tragjedi të madhe". "Po përpiqemi të marrim informacione për pasagjerët", deklaroi ai në Express TV. "Ekipet e ndihmës arritën në vendin e aksidentit, ato janë të pajisura me mjetet e nevojshme. Ato po kontrollojnë të gjithë zonën, u vijnë në ndihmë të plagosurve, të mbijetuarve dhe po merren masa për transportimin e tyre në spital", shtoi ai. Sipas zëdhënësit të aviacionit civil, Pervez George, avioni 202 i kompanisë "Airblue" u nis nga Karaçi, kryeqyteti financiar i Pakistanit, në orën 07:45 (02:45 GMT) dhe po përgatitej të ulej në Islamabad në çastin kur u rrëzua. "Ai po përgatitej të ulej në kodrat Margalla", shtoi ai. Një re e dendur tymi ngrihej mbi këto kodra që rrethojnë Islamabadin. Televizionet lokale tregonin automjete të shumta të shërbimeve të ndihmës të nisura për në vendin e ngjarjes dhe disa helikopterë që fluturonin në zonë. Policia u informua për një shpërthim të fortë dhe për një zjarr që po përhapej në kodrat rreth Islamabadit, përpara se të merrte konfirmimin për një aksident me avion, shpjegoi zyrtari i policisë Sayed Subhan. "Zona e aksidentit është me një terren të vështirë. Kemi dërguar disa ekipe. Atje është një pyll", deklaroi ai. Aksidenti i fundit me avion në Pakistan është ai i një avioni Fokker F27 të kompanisë kombëtare Pakistan International Airlines (PIA) që u rrëzua më 10 korrik të vitit 2006, duke shkaktuar 45 të vdekur. Aksidenti më i përgjakshëm i një avioni linje ka ndodhur në shtator të vitit 1992: një Airbus 300 i kompanisë PIA rrëzohet në afërsi të kryeqytetit nepalez Katmandu, duke shkaktuar vdekjen e 167 personave. /I.Pu.
KOMENTE