Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi Dekoron Silvano Pedrollo Me Urdherin Nene Tereza
English

Presidenti Topi Dekoron Silvano Pedrollo Me Urdherin "Nene Tereza"

TIRANE, 28 Korrik/ATSH/- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar z. Silvano Pedrolo me Urdhërin "Nënë Tereza", me motivacionin "Për kontributin e dhënë në ndihmë të zhvillimeve në shumë rajone të vendit tonë, veçanërisht në fushën e arsimit, ku spikat mbështetja e universiteteve shtetërore të kryeqytetit në infrastrukturë, bursa studentësh etj". Silvano Pedrollo, president i kompanise "Pedrollo", e njohur per teknologjine ne fushen e motorreve elektrikë dhe lider botëror ne prodhimin e elektropompave ne fushat e bujqësisë, civile dhe industriale, prej shumë vitesh kryen aktivitete të ndryshme dhe kontribute të shumta në Shqipëri. Ai ka hapur çmimin kombëtar në gazetari "Anton Mazreku" në Shqipëri në vitin 1995, ndërsa është anëtar i bordit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Është nismëtar i dhënies së shumë bursave studimore me Fondacionin e tij "Silvano Pedrolo" në të gjithë botën, si dhe në Shqipëri./n.m/
KOMENTE