English

Sekuestrohen 73 gram heroinë, prangosen 4 shpërndarësit

Tiranë, 28 korrik, NOA – Në kuadër të operacionit policor të koduar “Takimi i fundit”, forcat e policisë së Tiranës sekuestruan një sasi prej 73 gr lënde narkotike, e dyshuar heroinë, duke vendosur në pranga edhe 4 persona.

Mësohet se ata janë Ardian Gjyzeli, 39 vjeç; Toni Shalari, 34 vjeç; Aurel Çekiçi, 30 vjeç dhe Ergys Ibershimi, 30 vjeç; që të katërt lindur dhe banues në Tiranë.

Pas një hetimi dy mujor rreth tyre, raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA se ata janë kapur në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa” dhe në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë.

Pas hetimit u konkludua se të lartpërmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndën narkotike e llojit heroinë me qëllim shitjen e saj në zonat e Laprakës, “21 Dhjetorit”, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, zona e Kinostudios, Fresku, Linza etj.

Më tej, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 72.6 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, 2 automjete të markës mercedez me targa TR 2143 K dhe TR 1038 I; dy armë gjahu shotgan dhe superpost; disa pasaporta dhe disa dokumente, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga struktura antidrogë së Policisë së Tiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerë të përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme ndaj tyre.

n.e/NOA

KOMENTE