Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Raporton Në Okb Rreth Konventës Cedaw
English

Shqipëria Raporton Në Okb Rreth Konventës Cedaw

Rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve udhëzues Strategjinë e Barazisë Gjinore TIRANE, 28 Janar/ATSH/-Qeveria shqiptare ka raportuar dy ditë më parë në Selinë e OKB-së në New York, pranë Komitetit të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimin ndaj Grave (CEDAW), të parashikuar sipas detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i kësaj Konvente nga Parlamenti Shqiptar. Sipas Ministrisë së Punës, raporti i tretë Periodik Kombëtar i përgatitur nga Qeveria shqiptare përfshin periudhën 2003-2010 dhe përmban të dhëna nga fusha te ndryshme si, legjislacioni, arsimi, shëndetësia, të para në këndvështrimin e integrimit gjinor. Shqyrtimi i raportit të prezantuar nga delegacioni shqiptar u zhvilluan në formën e dialogut konstruktiv midis ekspertëve të komitetit CEDAW dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare lidhur me zbatimin e masave legjislative dhe administrative të ndërmarra nga qeveria deri tani për Eleminimin dhe Diskriminimit te Grave dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, masat kundër dhunës ne familje, trafikimit, arsimimit, punësimit. Ekspertet e CEDAW, kanë vlerësuar arritjet e Shqipërisë, si dhe kërkuan shpjegime të mëtejshme mbi disa çështje te veçanta, për te cilat morën përgjigjet përkatëse. Zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra ka prezantuar arritjet e deritanishme dhe masat që Qeveria shqiptare ka ndërmarre e do të ndërmarri në të ardhmen për përmirësimin e gjendjes dhe forcimin e statusit të gruas në jetën ekonomike, sociale e politike në vend. Rekomandimet e Komitetit të ekspertëve të CEDAW do të shërbejnë edhe si udhëzues e orientues në përmirësimin e rishikimin e strategjisë së barazisë gjinore që është duke u rivlerësuar./e.gj/ch/
KOMENTE