English

Soft News - Gjeorgji - Një Mace Lind... Qenush?!

TBILISI, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditësh një qenush. Sipas medias lokale, macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe. Media lokale ka arritur ta filmojë këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte gji te ''e ëma''. Shkencëtarët thonë se mund të jetë i mundur një mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur./ a.jor.
KOMENTE
  • Anizel15:45 - 28 Korrik 2010
    ha ha ha ha euuuu sa te tilla ka ketej nga anet tona,dhe ne njerez.....