Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Zgjedhjet e reja për KLD, do të rrisë efiçencën e tij
English

Spahiu: Zgjedhjet e reja për KLD, do të rrisë efiçencën e tij

Tiranë, 28 korrik, NOA – Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori pjesë sot në takimin me kryetaren e Gjykatës se Lartë dhe kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe Apeleve, për të diskutuar mbi situatën e krijuar në sistemin gjyqësor.

Prej dy vjetësh, konferenca e gjyqtarëve nuk funksionon në Shqipëri për shkak se në tetor të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese shpalli anti-kushtetues ligjin “Për funksionimin dhe organizimin e konferencës gjyqësorë”.

Në këtë takim, Spahiu diskutoi mbi mënyrat e daljes nga kriza në të cilën është futur konferenca gjyqësore, krizë e cila ka çuar në mos zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të KLD-së.

Kreshnik Spahiu, deklaroi se zgjedhjet e reja për Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të ridimensionojë dhe do të rrisë efiçencën në punën e KLD-së.

Spahiu theksoi më tej që në mungesë të ligjit është e domosdoshme mbledhja e gjyqtarëve për miratimin e rregullave dhe statutit të brendshëm, si një mundësi dhe garanci për një proces zgjedhor të lirë dhe të barabartë për gjyqtarët.

Sipas tij, miratimi i rregullave dhe normave të funksionimit dhe organizimit të konferencës mund të bëjnë të mundur zgjedhje legjitime për anëtaret e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ose në të kundërt mund të kemi një proces të kontestueshëm dhe jo kushtetues.

Në përfundim, Spahiu deklaroi se standardet e reja që duhen vendosur nga konferenca e gjyqtarëve duhet të shmangin domosdoshmërish në të ardhmen çdo lloj konflikti interesash brenda KLD-së.

n.e/NOA

KOMENTE