Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Bilardo/ Ylber Ismaili Fiton Trofeun Steka E Artë 2010
English

Sport-Bilardo/ Ylber Ismaili Fiton Trofeun "Steka E Artë 2010"

TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Bilardisti i skuadrës së Tiranës dhe i ekipit kombëtar, Ylber Ismaili u shpall kampion i trofeut "Steka e Artë 2010", finalja e të cilës u zhvillua në Himarë. Në kampionatin që është zhvillua në disa qytete, si Kukës, Shkodër, Golem, Berat, Fier, Vlorë, Sarandë dhe së fundmi në Himarë, konkurruan 32 bilardistët më të mirë shqiptarë. "Përveç fituesit Ylber Ismaili, paraqitje dinjitoze bënë edhe Edlir Kurthysa, talent durrsak që ka luajtur dhe në Itali të gjitha disiplinat e bilardos, Eduard Zeqiri kampion në vitin 2005 në Durrës, Ermal Dyli një stekë e vjetër e Teutës, Xhelil Malushi nje bilardist shumë i mirë i ekipit të Partizanit , Besmir Cufe kampion në Vlorë dhe një nga stekat më të mira të qytetit, Julian Xhafa një nga emrat më të njohur të bilardos shqiptare kampion i vitit 2009 i "Stekës së Artë" dhe kampion në Fier", u shpreh për ATSH-në presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku. - Fituesit e trofut "Steka e Artë": Emri Skuadra Viti Vendi Ermal Dyli Teuta 2002 Tiranë Ermal Dyli Teuta 2003 Sarandë Edmond Zaja Laçi 2004 Vlorë Eduard Zeqiri Teuta 2005 Durrës Fatjon Bani Flamurtari 2006 Sarandë Ermal Dyli Teuta 2007 Orikum Edmond Zaja Laçi 2008 Kavajë Julian Xhafa Apolonia 2009 Strugë./n.m/
KOMENTE