Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Fshf Liçenson 42 Trajnerë Për Sektorin Amator Dhe Për Të Rinjtë
English

Sport- Fshf Liçenson 42 Trajnerë Për Sektorin Amator Dhe Për Të Rinjtë

TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ka përfunduar kursi për trajnerë të "Nivelit C" në Tiranë. Këto ditë në "Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare" në Kamëz, 42 trajnerë kanë marrë pjesë në kursin e organizuar nga sektori teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Këta trajnerë janë liçencuar me liçencë të "Nivelit C", në sektorin e zhvillimit të futbollit të fëmijëve dhe të rinjve amatore. Sipas burimeve nga FSHF, "pjesëmarrësit në këtë kurs, ishin nga mosha 18- 60 vjeç, duke përfshirë edhe trajnere femra (në këtë kurs kanë qenë dy trajnere). Gjatë kursit, trajnerët kryhen rreth 70 orë mësimi (përfshi edhe provimet)". Me organizimin e këtij kursi, sektori teknik ka mbushur një boshllëk që ekzistonte prej kohësh. Tashmë në sektorin amator, që është një sektor delikat, do të drejtojnë trajnerë të liçensuar. /a.ke/
KOMENTE