Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Jahmir Hyka Pranë Grekëve Të Panioniosit
English

Sport-Merkato/ Jahmir Hyka Pranë Grekëve Të Panioniosit

TIRANË, 28 Korrik/ ATSH, Gjergji Mima/ -Jahmir Hyka mund të transferohet te Panionos në Greqi, pasi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha është duke ndërmjetësuar kalimin e mesfushorit të Mainz 05 (Bundesliga 1 gjermane). Fantazisti Hyka, i transferuar në verën e vitit 2008 te skuadra gjermane, atëherë në Bundeligën 2, nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Krisitan Heidel. Pak ditë më parë te Panionos u testua ish-mbrojtësi i Besës, Renato Arapi, por nuk arriti të nënshkruajë kontratë me klubin grek, ndërskohë që tani është pjesë e Shkumbinit. Te Panionos më parë kanë luajtur Sulejman Demollari (1994-1996), Foto Strakosha (1997-1999), Arjan Bellaj (2002-2003) dhe Hamdi Salihi (2004-2005). Aktualisht në grupin e lojtarëve luan sulmuesi i Kombëtares U-21, Vasil Shkurtaj (18 vjeç). Jahmir Hyka është një emër i njohur në futbollin grek, pasi 22 vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Olimpiakosit në sezonin 2007-2008, përpara se të huazohej te Tirana e të kalonte përfundimsisht te Mainz 05. Hyka, një nga talentet më të mëdha të 20 viteve të fundit, ka dhe një eksperiencë në Norvegji te Rozenborg, ndërkohë që Jahmiri është një lojtar i grumbulluar rregullisht në Kombëtaren shqiptare./n.m/
KOMENTE