Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të udhëtonte për në Itali me vizë false, arrestohet kosovari në Portin e Durrësit
English

Tentoi të udhëtonte për në Itali me vizë false, arrestohet kosovari në Portin e Durrësit

Durrës, 28 korrik, NOA – Bie në prangat e policisë së Portit të Durrësit një kosovar, i cili kërkonte të kalonte kufirin detar përdrejt Italisë me një vizë të falsifikuar sllovene.

Policia e Durrësit njo0ftoi se 25 vjeçari Faton Shabani nga Mitrovica, dhe banues në fshatin Vushtri të Kosovës, u arrestua dje në mëngjes në orën 09.00.

Sipas policisë, Faton Shabani në 26 korrik rreth orës 23:50, pak para mesnatës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit pikërisht në Terminalin e Pasagjerëve.

Ai po tentonte të udhëtonte në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës - Bari, duke përdorur për këtë udhëtim një pasaportë kosovare, në faqen 7, të së cilës ndodhej një vizë sllovene, që dyshohet të jetë e falsifikuar, pasi oficerët kishin vënë re ndërhyrje në afatin e vlefshmërisë së saj.

I arrestuari Faton Shabani po ndiqet penalisht nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentesh.

mit/NOA
KOMENTE