English

Topi- Borhard: Marredheniet Dypaleshe Shume Te Mira

- Presidenti Topi pret ambasadorin gjerman, Bernd Borhard - TIRANE, 28 Korrik/ATSH/. - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i vleresoi sot marredheniet dypaleshe Shqiperi - Gjermani si shume te mira. Sipas zyres se Shtypit te Presidences, Kreu i Shtetit zhvilloi sot paradite takimin e lamtumirës me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Borhard, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë. Kreu i shtetit shqiptar, pasi cilësoi shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe, miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha, e falenderoi ambasadorin Borhard për punën dhe aktivitetin e tij diplomatik disavjeçar në shërbim të rritjes dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të vendit tonë në NATO dhe më vonë në Bashkimin Evropian. Ambasadori gjerman, Bernd Borhard, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Topi dhe gjithë institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e frytshëm, që ia bënë më të lehtë përmbushjen e misionit të tij diplomatik në të mirën reciproke të dy popujve dhe vendeve tona. /a.ke/
KOMENTE