Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulet norma e interesit, pritet rritje e kreditimit
English

Ulet norma e interesit, pritet rritje e kreditimit

Tiranë, 28 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Pas shkurtimeve të buxhetit të shtetit e për rrjedhojë edhe defiçitit buxhetor, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën e interesit për lekun me 0.25 pike %, duke e çuar atë në 5 %.

Kjo do të thotë se kostoja e parasë dhe transaksionet në monedhën vendase do të jenë më të lira.

Në këtë mënyrë interesat e depozitave, por edhe të kredive në lekë do të pësojnë rënie. Gjatë konferencës për shtyp, guvernatori Ardian Fullani tha se ky vendim është një stimul për të rritur konsumin në ekonomi.

“Konsumi privat ka shënuar rënie, shpenzimet konsumatore kanë qenë të përmbajtura për shkak të një pasigurie për të ardhmen. Nga ana tjetër edhe investimet private kanë shënuar rënie”- u shpreh Fullani.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore norma e kreditimit vijon të mbetet në nivele të ulta, krahasuar me vitet e fundit, ndërsa normat e interesit dhe kredidhënia kanë mbetur me kushte të shtrënguara.

Por institucioni më i lartë monetar shpreson se përcjellja e këtij vendimi nga bankat e nivelit të dytë tek konsumatori do të bëhet në mënyrë të shpejtë.

Nga ana tjetër, edhe ekonomistët e vlerësojnë këtë vendim si një masë në drejtimin e duhur, por ky nivel uljeje nuk mjafton, që efekti pozitiv të mbërrijë tek konsuamtori, i cili pret që këstet e kredive të bëhen më të lira.

“Personalisht jam skeptik, që ky vendim do të mbërrijë tek qytetari dhe biznesi që kanë marrë kredi, pasi bankat e kanë treguar edhe më parë që vendime të tilla i përcjellin jo vetëm me shumë vonesë, por kur vjen puna tek konsumatori efektet e vendimeve të tilla janë shuar fare”- shprehet Zef Preçi.

Për më tepër, vijon Preçi, që bankat janë në një “konkurrencë” për të fshehur kostot e vërteta ndaj klientit, çka e bën këtë vendim të paefektshme.

Ulja e kostos së parasë do të ndikojë edhe në reduktimin e borxhit që qeveria ka në lekë, ndaj politika monetare e bankës është e rëndësishme për politikat fiskale të qeverisë.

r.l/NOA
KOMENTE