Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: E Merkura Nis Me Reshje Shiu
English

Vlore: E Merkura Nis Me Reshje Shiu

VLORË, 28 korrik/ATSH-H.Koçi/.- E mërkura në gjirin detar të Vlorës nisi me reshje shiu. Situata e paqëndrueshme parashikohet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve në vijim, kur moti do të jetë me vranësira të çrregullta dhe me reshje lokale e të përkohshme shiu. Kjo situatë meteorologjike është rrjedhojë e ndryshimit të regjimit të erërave që ka ndikuar edhe në rënien e vlerave të temperaturave. Ajo do të shoqërohet me keqësim të lehtë të kushteve të lundrimit, veçanërisht për mjetet e vogla, çka ka bërë që peshkarexhat të mos dalin për peshkim prej 3 ditësh. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 28-30 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE