Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asfaltohet rruga Bajram Curri-Valbonë, Olldashi: Një arritje për turizmin malor
English

Asfaltohet rruga Bajram Curri-Valbonë, Olldashi: Një arritje për turizmin malor

Tropojë, 29 korrik, NOA – Ka përfunduar ditën e sotme asfaltimi i 16 kilometrave të segmentit rrugor Bajram Curri-Margegaj-Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri-Valbonë, me një gjatësi totale 27 kilometra.

Ndërkohe që në pjesën e mbetur, Dragobi-Valbonë prej 11 kilometra, kanë mbaruar punimet e trasesë së rrugës, veprat e artit dhe pritet të fillojë asfaltimi.

Lajmi konfirmohet nga burime të ministrisë së Transporteve për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se rruga është e ndërtuar sipas të gjitha standarteve, me një gjatësi 6 m, me 2 kalime.

Ky është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 1 miliard lekë dhe se paraqet një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Veriut.

Punimet e këtij aksi i ka inspektuar vetë ministri Olldashi, i cili është ndalur edhe në segmentin Kukës-Krumë, pjesë e unazës lindore të vendit.

Në këtë aks, kanë përfunduar punimet e trasesë dhe të gjithë veprat e artit, rruga është gati për shtresat e asfaltimit gjithashtu.

Ky aks rrugor ka një rëndësi sidomos gjatë periudhës së dimrit, pasi përdoret si segment alternative në rastin kur aksi Qafë Mal-iFierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica.

Ndërkaq, Gjatë inspektimit, ministri Olldashi theksoi se ritmet e punimeve janë shumë të mira në të dy këto segmente të rëndësishme për vendin.

“Ritmet e punimeve janë shumë të mira si në rrugën Kukës-Krumë që është pjesë e unazës lindore të vendit, po ashtu dhe në një rrugë tjetër të rëndësishme siç është ajo e Valbonës”, pohoi ai.

Sipas tij, rruga e Valbonës është kryesisht me destinacion turistik dhe është pjesë e programit që kjo qeveri ka në krijimin e infrastrukturës në të gjithë zonat që janë atraksion turistik, jo vetëm detar por edhe malor.

“Pothuajse kemi mbyllur të gjitha rrugët që çojnë në bregdet dhe po jemi drejtuar rrugëve që kanë destinacion turizmin malor”, tha Olldashi

n.e/NOA

KOMENTE