Berisha Merr Nje Belgjike Mbeshtetjen Per Proceset Integruese Te Shqiperise
					  - Kryeministri Berisha takohet me Presidentin e Dhomes se Perfaqesuesve, Andre Flahaut dhe zv/presidentin e Senatit, Armand De Decker -
     TIRANE, 29 Korrik/ATSH/. - Kryeministri Berisha ka marre nga zyrtare te larte belge mbeshtetjen per proceset integruese te Shqiperise.
     Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, Kryeministri Berisha u prit sot nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, André Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit, Armand De Decker, të cilët i uroi për zgjedhjen e tyre në këto postet respektive. 
     Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, një vendim ky shumë i rëndësishëm për shqiptarët.
     Kryeministri Berisha u shpreh se 96 përqind e shqiptarëve mbështesin integrimin në Bashkimin Evropian dhe ne do të punojmë për realizuar këtë aspirate të shqiptarëve. 
     Në këtë kontekst, Berisha u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar në kryerjen e reformave, edhe të atyre të guximshmeve siç është lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, konsolidimit të shtetit ligjor, që e kanë bërë Shqipërinë ndër vendet më të sigurta në Evropë. 
     Lidhur me reformat në fushën ekonomike, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka marrë së fundmi  nga OKB-ja çmimin e dytë si vendi i vetëm në botë me prokurime tërësisht  elektronike. Falë reformave të qeverisë, theksoi Kryeministri, edhe në kulmin e krizës botërore financiare Shqipëria vazhdoi të shënojë rritje pozitive ekonomike.
     Për sa i përket reformave politike, në këtë takim u theksua vlerësimi që institucionet ndërkombëtare i bënë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009, si më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri dhe që plotësuan standardet kryesore të OSBE-së.
     Zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker dhe Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut shprehën shprehën angazhimin për të zgjeruar urat e miqësisë dhe lidhjeve të gjithanshme mes dy vendeve dhe popujve miq dhe garantuan mbështetjen e tyre në proceset integruese të vendit.
     Pas takimit, Kryeministri Berisha nënshkroi në librin e artë të Parlamentit. /a.ke/ 				
				
				
