Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Bullgari - Asnjë Rritje Page Për Sektorin Publik Gjatë Dy Viteve Të Ardhshme
English

Ekon - Bullgari - Asnjë Rritje Page Për Sektorin Publik Gjatë Dy Viteve Të Ardhshme

SOFJE, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Në dy vitet e ardhshme në Bullgari pagat në sektorin publik nuk do të ngrihen, në pajtim me planin buxhetor për periudhën 2011-13, njoftuan burime qeveritare. Sipas planit të qeverisë, mënyra e vetme për rritjen e fitimit është ulja e numrit të punonjësve të administratës, ku deri në fund të këtij viti është parashikuar një zvogëlim i aparatit shtetëror deri në 10 për qind. Qeveria bullgare për vitin 2010 parashikon një inflacion prej 3,6 për qind, për vitin 2011 prej 3,5 për qind, ndërsa për vitin 2013 prej 2,7 për qind. Plani i qeverisë nuk parashikon ndryshime në politikën tatimore, ndërsa shpenzimet buxhetore nuk duhet të jenë më të mëdha se 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Qeveria bullgare parashikon rritje ekonomike vitin e ardhshëm me 3,6 për qind, në vitin 2012 prej 4,7 për qind dhe në vitin 2013 prej 4,9 për qind. Rritja ekonomike e vendit këtë vit është parashikuar një për qind./ a.jor.
KOMENTE