Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Emigrantët Rrisin Radhët Në Sportelet Per Pajisjen Me Pasaporta Biometrke
English

Fier: Emigrantët Rrisin Radhët Në Sportelet Per Pajisjen Me Pasaporta Biometrke

FIER, 29 Korrik /ATSH, Rr.Isufaj / - Numri i lartë i emigrantëve të kthyer për të kaluar pushimet verore pranë familjeve, bashkë me gjallërinë dhe veprimtaritë e përditshme në Fier, ka rritur rradhët në sportelet e zyrave të gjendjes civile për aplikimin dhe pajisjen me pasaportat biometrike. Sipas punonjësve të zyrave të gjendjes civile, çdo ditë në sportelet e shërbimit paraqiten rreth 250 qytetarë. Ardhja e emigranëtve ka sjellë gjallëri në të gjithë sektorët e tjerë në Fier. Krahas rritjes së xhiros në lokalet e shumtë dhe nëpër tregjet e hapura, puna është shtuar edhe në institucione të ndryshme shtetërore, si në zyrat e tatim-taksave, të njësive të qeverisjes vendore, gjykata, noteri, etj, të nevojshme për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për në vëndet e punësimit. "Për të përballuar kërkesat e shumta dhe fluksin e lartë të qytetarëve, kemi dyfishuar orarin e shërbimit duke punuar me 2 turne", tha për ATSH-së punonjësja e gjëndjes civile, Vera Gjoka. E njëjta situatë informohet dhe nga sportelet e aplikimit dhe të paisjes me pasaportat biometrike. "Çdo ditë në sportelet e shpërndarjes së pasaportave paraqiten rreth 350 qytetarë, kryesisht emigrantë", thotë punonjësi tjetër, Asllan Pashaj. Ai shton se "gjatë këtij muaji janë kryesisht emigrantët që interesohen për t'u paisur sa më parë me pasaportat biomerike"./gj.m//n.m/
KOMENTE