Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Policia Ne Aksion Per Disiplinimin E Trafikut Rrugor
English

Fier: Policia Ne Aksion Per Disiplinimin E Trafikut Rrugor

FIER, 29 Korrik/ATSH -Rr.Isufaj /. - Rreth 30 drejtues mjetesh u ndëshkuan me gjobë për shkelje të ndryshme dhe 5 autovetura u bllokuan sot në Fier, si pasojë e një aksioni të nisur nga strukturat e Drejtorise se Policise te Qarkut, me objekt, rritjen e sigurisë në rrugë, disiplinimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike. "Fluksi i madh i emigrantëve që janë kthyer për pushime pranë familjeve, ka rënduar trafikun dhe përballimi i situatës kërkon zbatimin e një programi të posaçëm, përkushtimin dhe rritjen e shkallës profesionale të efektivave të policisë", beri te ditur zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë se Fierit, Valbona Meçaj. Sipas saj, postoblloqet e kontrollit janë ngritur jo vetëm në kryqëzimet e segmenteve kryesore, por edhe brenda unazës së qytetit. Ky aksion ka synim disiplinimin e trafikut rrugor, kontrollin e dokumentacionit të mjeteve, respektimin e Rregullores së Qarkullimit Rrugor, per parandalimin e akdidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Objekt i kontrollit u bënë dhe parkimet e gabuara, mosrespektimi i lëvizjeve në rrugët me një kalim dhe drejtuesit që nuk kishin shlyer masat e mëparshme administrative, gjobat. Meçaj tha se gjatë kontrollit u ndëshkuan me gjobë rreth 30 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme dhe u bllokuan 5 autovetura. /a.ke/
KOMENTE