English

Fotoja provokuese e ministres së ekonomisë

Në Tbilisi, një foto seksi e ministrit të ekonomisë, e shpallur nga mediat ruse ka diskredituar qeverinë gjeorgjiane. Vera Kobalia, 28-vjeç, është emëruar ministrja e ekonomisë, por pa pasur asnjë përvojë politike.

E publikuar në faqen e Facebook të ministres, fotografia, sipas rusëve, është bërë në një lokal striptizmi. Për Kobalia, fotoja është kryer 10 vite më parë në Florida. Ajo ka jetuar për 15 vjet në Kanada. Para se të largohej nga vendi i Amerikës së Veriut, ajo ka punuar për një stacion televiziv lokal dhe më pas ka menaxhuar një kompani.

Kobalia është njohur me presidentin Sakashvili gjatë Olimpiadës Dimërore në fund të shkurtit në lojërat olimpike të Vancouver.

Fotografia e saj është lançuar nga tabloidi rus Komsomolskaya Pravda, me titullin “Nga stripper në mister”.

Fotografia përshkruan ministren në një qëndrim seksi së bashku me motrën e saj dhe tre mikesha të tjera, por ofron asnjë të dhënë e cila të pohojë që vendi është një lokal striptizmi.

“Në qoftë se gjëja më e keqe që opozita, ose dikush tjetër mund të gjejë mbi mua është një fotografi e vjetër e kolegjit, atëherë mund të them se nuk shoh ndonjë gjë të keqe”, - tha Kobalia.

r.b/NOA

KOMENTE