English

Francë - Tmerri I Të Sapolindurve, Një Seri E Gjatë Precedentësh

PARIS, 29 korrik /ATSH-ANSA/ - Çështja që po trondit qytezën e Douait dhe të gjithë veriun e Francës, ish-zona minerare e vendit dhe sot qendra e industrisë së rëndë që është goditur fortë nga kriza ekonomike, është vetëm e fundit e një serie të gjatë vrasjesh të sapolindurish që janë kryer nga nëna të cilat kanë dashur të fshehin shtatzëninë e tyre. Rasti më i njohur është ai i "fëmijëve të ngrirë" të Veronique Courjault, 41 vjeçe, franceze dhe rezidente në Korenë e Jugut, e cila ndërmjet viteve 1999 dhe 2003 vrau në një frigorifer ngrirës tre të vegjël që i kishte lindur fshehurazi. Një rast që frymëzoi librin e Mazarine Pingeot, vajza e ish-presidentit francez Francois Mitterrand, "Le cimetiere des popupees", memorial në formën e një letre për bashkëshortin e një gruaje të dënuar për vrasjen e fëmijëve. Por viti i vërtet i horrorit ishte vitit 2007, kur brenda pak muajsh, nga gushti në tetor, u mësua për historinë e dy nënave vrasëse, njëra në Valognes, në verilindje të vendit dhe tjetra në Albertville, një lokalitet turistik i Savojës. Në rastin e parë, 35 vjeçarja Celine Lesage u arrestua dhe dënua për vrasjen e gjashtë të vegjëlve, nga viti 2000 deri në vitin 2007, të cilët i kishte mbytur menjëherë pas lindjes dhe i kishte mbajtur në kantinën e shtëpisë në disa thasë plastikë. Ndërsa në rastin e dytë, një nënë rrëfeu se kishte vrarë dhe më pas kishte fshehur, më parë në një frigorifer dhe më pas në një baule, tre të sapolindur (2001, 2003, 2006), për shkak se nuk donte që miku i saj të mësonte për shtatzënitë e saj. Në tre dhjetëvjeçarët e fundit ka pasur rreth 12 episode të tilla në Francë, të shpërndarë në të gjithë vendin, shtatë prej të cilëve gjatë viteve dymijë. Primati i tmerrshëm për numrin e viktimave i përkiste deri dje Jean-Pierre Leymarie dhe bashkëshortes Rolande, të cilët u dënuan në nëntor të vitit 1984 nga një gjykatë franceze për vrasjen e shtatë të sapolindurve, të cilët i kishin mbytur dhe varrosur në kopshtin e shtëpisë pikërisht si kufomat që u zbuluan dje. /e.v/
KOMENTE