Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet i varur 74-vjeçari me depresion, i shpëton vdekjes pasi e lirojnë
English

Gjendet i varur 74-vjeçari me depresion, i shpëton vdekjes pasi e lirojnë

Korçë, 29 korrik, NOA – Ka varur veten, por më pas ka mundur t’i shpëtojë vdekjes pasi të afërmit që e kanë gjetur në atë gjendje, e liruan menjëherë duke e drejtuar më pas në spital, ku aktualisht gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

Fjala është për një 74-vjeçar me inicialet S.M., i cili është gjetur i vetëvarur në mjediset e shtëpisë së tij.

Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, të cilat konfirmojnë se ajo ka ndodhur konkretisht në fshatin Kamenicë të e Korçës.

Ndërsa mësohet se 74-vjeçari tashmë ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën mjekësore.

Mjekët pohuan se ky i moshuar vuan prej 4-vjetësh nga depresioni nervor dhe me këtë fakt, ata e argumentuan faktin e vetëvarjes së tij.

Nga ana tjetër, u kryhen veprimet proceduriale për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 99 dhe 22 të Kodit Penal, kurse materialet përkatëse iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE