Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendje e nderë në Greqi, kamionistët përleshen me policinë
English

Gjendje e nderë në Greqi, kamionistët përleshen me policinë

Athinë, 29 korrik, NOA – Situata e nderë duket se e ka përfshirë sërish shtetin fqinj, pas protestave të fundit të zhvilluara nga punonjësit e shërbimeve publike para pak javësh.

Bëhet me dijeni nga mediat vendase, se këtë herë është kategoria e kamionistëve grekë, të cilët kanë dalë në shesh për të protestuar ndaj masave shtrënguese të qeverisë, përmes tyre edhe asaj që ka të bëjnë me liberalizimin e licencave për kamionistët, gjë që duket se ka zgjuar tek ata frikën nga shtimi i konkurrencës.

Mediat greke bëjnë me dijeni se pas daljes së tyre në shesh, kamionistëve grekë u është bërë thirrje nga forcat e policisë që ta pezullojnë protestën, por duket se ata nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, duke krijuar kështu reagimin e kundërt, atë të përzënies me forcë.

Në kushte të tilla, një amulli e madhe është krijuar në sheshin kryesor të Athinës, ndërsa të gjitha tregjet kanë krijuar një bllokim të furnizimit të tyre për shkak të kësaj proteste të përgjithshme të kamionistëve grekë.

n.e/NOA

KOMENTE