Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Deputetët Miratojnë Përfundimisht Planin E Masave Të Rrepta Ekonomike
English

Itali - Deputetët Miratojnë Përfundimisht Planin E Masave Të Rrepta Ekonomike

ROMË, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Deputetët italianë miratuan përfundimisht sot planin e masave të rrepta ekonomike prej 25 miliardë eurosh të qeverisë së Silvio Berluskonit, që përfshin një sërë shkurtimesh buxhetore të kritikuara nga masat e gjera dhe që kanë për qëllim përmirësimin e financave publike të vendit. Dokumenti u miratua me shumicë të gjerë: 321 deputetë votuan pro, 270 kundër, ndërsa katër abstenuan. Ky miratim përfundimtar, që u zhvillua në praninë e Silvio Berluskonit, ishte i padiskutueshëm ndërkohë që dje deputetët e aprovuan planin e qeverisë. Senati e ka mbështetur gjithashtu qeverinë përpara dy javëve për këtë dokument. Ndërprerja për tre vjet e pagave të funksionarëve, ulja me 10 për qind e buxheteve të ministrive, forcimi i luftës kundër evazionit fiskal janë ndër masat që pritet të bëjnë të mundur uljen në vitet 2011 dhe 2012 të deficitit publik në 2,7 për qind të PBB-së kundrejt 5,3 për qind në vitin 2009. Ky plan, i miratuar në fund të marsit nga qeveria, ndërkohë që zona euro po tronditej nga shqetësimet për përhapje të krizës greke, synon të qetësojë tregjet ndërkohë që Italia paraqet një nga borxhet më të larta në botë që këtë vit pritet të jetë 118,4 për qind të PBB-së. /I.Pu.
KOMENTE