English

Kryetari I Bashkise Se Brukselit Vlereson Reformat Ekonomike Ne Shqiperi

- Kryeministri Berisha takohet me Kryetarin e Bashkise se Brukselit, Freddy Thielemans - TIRANE, 29 Korrik/ATSH/. - Kryetari i Bashkise se Brukselit, Freddy Thielemans vlerësoi sot reformat ekonomike në Shqipëri gjate takimit me Kryeministrin Berisha, i cili ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare në në Mbretërinë e Belgjikës. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, pasi uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha dhe i bëri me dije se kishte vizituar Sarandën dhe Butrintin dhe se gjatë vizitës së tij në Shqipëri kishte mbetur i impresionuar nga bukuritë e vendit tonë, kryebashkiaku i Brukselit shprehu dëshirën për të vizituar sërish Shqipërinë dhe për ta njohur më mirë atë. Kryeministri Berisha i ofroi mikpritjen e tij me mirënjohjen më të madhe. Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Thielemans vlerësoi reformat ekonomike dhe potencialet e mëdha që qeveria shqiptare ka krijuar në vend dhe vuri në dukje interesin e shprehur nga shumë kompani dhe investitorë nga Brukseli për të ardhur dhe investuar në Shqipëri. Kryeministri Berisha u shpreh se çdo investitor është i mirëpritur në Shqipëri dhe se do të gjejë një klimë miqësore, një kuadër ligjor dhe fiskal ndër më të mirët në Evropë dhe një mik që është qeveria shqiptare. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha nënshkroi në librin e artë të Bashkisë dhe bëri një tur në këtë institucion, monument kulture në Bruksel. /a.ke/
KOMENTE