Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu me studentët e huaj, pastrojnë plazhin e Gjirit të Lalëzit
English

Mediu me studentët e huaj, pastrojnë plazhin e Gjirit të Lalëzit

Durrës, 29 korrik, NOA – Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, zhvilloi sot një takim me një grup studentësh të Gjeo-Shkencave, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës.

Të akomoduar në një kamping veror me çadra në Gjirin e Lalëzit, rreth 150 studentë, pjesë e fondacionit “Eugen”, do të qëndrojnë në Shqipëri përreth një javë, ku do të njihen me natyrën, mjedisin, gjeologjinë dhe zhvillimin e saj, historinë e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, ministri Mediu, i shoqëruar edhe nga kryetari i komisionit parlamentar për Mjedisin, Jemin Gjana, organizuan një bashkëbisedim të hapur me studentët e huaj, i cili u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore.

Duke i falënderuar studentët e huaj për ardhjen e tyre, si dhe për interesimin që ata tregonin për Shqipërinë, ministri Mediu vuri theksin mbi punën e madhe dhe hapat shumë të rëndësishëm që janë bërë nga Ministria e Mjedisit, përsa i përket një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit në Shqipëri.

Ai e cilësoi si mjaft të rëndësishëm ecurinë e procesit të përafrimit të legjislacionit me standardet e BE, duke përmendur të gjitha përpjekjet që janë duke u bërë për të krijuar një paketë ligjore, akoma edhe më të konsoliduar, gjithnjë në shërbim të mjedisit.

Në këtë pikë, ai u ndal edhe në paketën ligjore që po përgatitet për trajtimin e mbetjeve të plastikës, të cilat në masën 80 përqind, ishin ndotësi kryesor edhe në bregdetin e Gjirin të Lalëzit.

Ministri Mediu, gjithashtu u shpreh edhe për punën që është duke u bërë në bashkëpunim me vendet fqinje, për ruajtjen e zonave dhe hapësirave ndërkufitare, shtimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e parqeve kombëtare dhe hapësirave pyjore, por edhe përsa i përket ndërgjegjësimit të shoqërisë, e cila tashmë ka nisur të bëhet më e ndjeshme ndaj problemeve dhe çështjeve mjedisore.

Në përfundim të këtij takimi, ministri Mediu, së bashku me studentët e pranishëm, organizuan edhe një aksion për pastrimin e plazhit të Gjirit të Lalëzit, duke mbledhur me dhjetëra thasë me mbeturina, të akumuluara gjatë ditëve të fundit nga pushuesit.

n.e/NOA

KOMENTE