Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Gruevski: Shqipëria dhe Maqedonia, të zgjidhin incidentet kufitare
English

Meta-Gruevski: Shqipëria dhe Maqedonia, të zgjidhin incidentet kufitare

Shkup, 29 korrik, NOA – Shqipëria dhe Maqedonia duhet të jenë të gatshme për mbajtjen sa më shpejt të komisioneve të përbashkëta ekonomiko-tregtare, për zgjidhjen e incidenteve kufitare, mirëmbajtjen e shenjave kufitare, menaxhimin dhe shfrytëzimin e ujërave, përfshirë këtu edhe Liqenin e Ohrit.

Ky fakt është theksuar gjatë takimit të përbashkët në Shkup mes ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Fillimisht, Meta i përcolli Gruevskit përshëndetjet e kryeministrit Berisha dhe përsëriti vullnetin e tij për një vizitë zyrtare në Shkup në një periudhë të afërt.

Më tej, ai shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të zhvilluar me Maqedoninë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim të gjithanshëm, si dhe theksoi nevojën e ruajtjes dhe forcimit të dialogut politik ndërmjet dy vendeve nëpërmjet realizimit të vizitave e takimeve zyrtare periodike në nivelet më të larta.

Edhe këtë vizitë, Meta e cilësoi si shprehje të angazhimit e vullnetit të Shqipërisë për të realizuar një bashkëpunim politik pozitiv që do të shërbejë si nxitje edhe për një bashkëpunim më të suksesshëm në fusha konkrete.

Në këtë kuadër, Meta dhe Gruevski, ranë dakord për shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe angazhimin në projekte të përbashkëta, veçanërisht në infrastrukturë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare, zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, kulturës dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, si dhe për hapjen e pikave të përbashkëta kufitare e doganore.

Nga ana e tij, Meta theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet fuqimisht zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si garanci për sigurimin e stabilitetit, mirëkuptimit e mirëbesimit të brendshëm, si dhe mbështet gjithashtu integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Duke çmuar bashkëpunimin e suksesshëm rajonal, ai bëri një vlerësim të veçantë për hapin e guximshëm që Maqedonia bëri duke njohur shtetin e ri të Kosovës dhe duke zgjidhur çështjen e kufirit me të, një hap jo i lehtë në atë kohë, por që sot, pas opinionit të GJND-së, duket qartë se ka qenë veprimi i duhur politik i cili ka krijuar një bazë solide legjitimiteti.

Në përfundim, Meta ripërsëriti bindjen se opinioni i GJND-së ndihmon forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke ritheksuar se në mënyrë të veçantë do të ndihmojë edhe Serbinë për të parë drejt së ardhmes dhe për të punuar drejt kësaj të ardhmeje evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE