Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon me liderët shqiptarë në Maqedoni - Ahmeti, Thaçi e Selmani
English

Meta takon me liderët shqiptarë në Maqedoni - Ahmeti, Thaçi e Selmani

Shkup, 29 korrik, NOA – Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani.

Fillimisht, ai u takua me Ahmetin, si kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, partia shqiptare pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës në Maqedoni, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Maqedoni, Marrëveshjen e Ohrit dhe zhvillimet e tjera në vend dhe rajon.

Meta vlerësoi pozitivisht ecurinë e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve të cilat mund të shërbejnë si shembull dhe model bashkëpunimi edhe për vendet e tjera të rajonit. Ai theksoi domosdoshmërinë që niveli aktual politiko-diplomatik i marrëdhënieve të pasohet edhe nga një bashkëpunim më intensiv dhe më produktiv në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës, mjedisit, rendit dhe mbrojtjes. Gjithashtu u theksua nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit në sigurimin e një qarkullimi të lirë të qytetarëve, në realizimin e aspiratave të përbashkëta për integrim në strukturat euroatlantike dhe në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal.

Ahmeti nga ana e tij pasi vuri në dukje se stabiliteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, theksoi se ka patur progres në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen se është e nevojshme të përshpejtohen ritmet për zbatimin e plotë të saj.

Më pas, Meta u takua me Thaçin, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, partia shqiptare në opozitë, me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në Maqedoni, procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, dhe për zhvillimet në rajon.

Thaçi shprehu gjithashtu rezervat e PDSH-së lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai vuri në dukje se faktori shqiptar në koalicionin qeverisës mund të luajë një rol nxitës në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Në takim, Thaçi konfirmoi angazhimin e PDSH-së për të kryer edhe më tej rolin e opozitës konstruktive në të mirë të stabilitetit të vendit dhe të avancimit të pozitës së

Në fund, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u takua me Imer Selmani, kryetar i Partisë Demokracia e re, me të cilin shkëmbyen mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet më të fundit në vend, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimet në rajon.

Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Selmani u shpreh se ka zhvillime pozitive në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike, veçanërisht në organet e rendit dhe mbrojtjes, duke theksuar se atje ku ka vullnet, proceset përparojnë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, u theksua nevoja e realizimit të një bashkëpunimi më të ngushtë ekonomik, që do të siguronte edhe një lidhje më të mirë të biznesit shqiptar me biznesin e shqiptarëve në Maqedoni.

Gjatë të gjitha takimeve që Meta zhvilloi me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni, ai theksoi nevojën e një bashkëpunimi më konstruktiv dhe më të ngushtë mes forcave politike shqiptare, në të mirë të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

n.e/NOA

KOMENTE