English

Ministria e Transporteve, fushatë sensibilizuese kundër aksidenteve

Tiranë, 29 korrik, NOA – Një fushatë sensibilizuese ndaj qytetarëve me qëllim uljen e numrit të shtuar të aksidenteve.

Kjo është ajo që kanë ndërmarrë autoritete të larta të ministrisë së Transporteve, duke bërë me dije se kjo fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin.

Duke u bërë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, përfaqësues nga ministria e Transporteve thanë se ky është një detyrim për të gjithë shoferët, në mënyrë që rrugët tona të mos bëhen më pre e aksidenteve fatale, të shoqëruara me dhjetëra viktima.

Një i tillë ka qenë ai që tronditi para gati dy javësh zonën veriore të vendit, ku 14 persona mbetën pa jetë në vendngjarje, ndërsa 10 të terë ndodhen aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE