Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mozaiku I Tiranës, Vlera Trashëgimore Që Ndryshoi Themelimin E Kryeqytetit
English

Mozaiku I Tiranës, Vlera Trashëgimore Që Ndryshoi Themelimin E Kryeqytetit

TIRANË, 29 Korrik /ATSH- Edmond Prifti/.- Gjatë gërmimeve të vitit 1972 për ndërtimin e bllokut të banesave "Partizani" në lagjen 9 të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese të lashtë. Për shkak se punimet për banesat e reja nuk u ndërprenë menjëherë, ekskavatori dëmtoi rëndë një mozaik, që ndodhej rreth 30-40 centimetra nën nivelin e tokës, i cili, pas daljes në dritë të rrënojave, do të vlerësohej më vonë nga specialistët si "Vila Rusticae e Tiranës". Studimet që faktuan se mozaiku datonte në fund të shekullit të IV do të përmbysnin dhe vitin e themelimit të Tiranës si qytet. Deri në atë periudhë Tiranën e njehsonin me vitin e ndërtimit të xhamisë së Et'hem Beut dhe disa vendbanimeve të tjera të ndërtuara rreth shekullin e XIII-XIV-të. Gjetja e mozaikut brenda vilës Rusticae, përcaktoi se Tirana është themeluar në shekujt e parë pas Krishtit. Përpos fragmenteve dhe disa pjesëve të mureve, enëve qeramike, tjegullave dhe tullave të zbuluara në hapat e parë të gërmimeve, specialistët arritën të përcaktonin se gurët e themeleve të banesës ishin hedhur në shekullin e I-rë të e.s. Zbulimet e mëtejshme të rrënojave të banesës së tipit rural Rusticae, hodhën në dritë idenë se ajo ka qenë përdorur nga një person, i cili supozohej se merrej me fermentimin e rrushit, pasi gjatë gërmimeve të vitit 2003, dolën në dritë dy vaska të cilat përdoreshin asokohe në procesin e fermentimit si dhe disa pitosa, një prej tyre e gjetur në formën e plotë. Arkeologu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Luan Nezha, në një rrëfim për ATSH-në, "teknika e ndërtimit të vaskave është e njëkohshme me ato të ndërtesës, gjë që vërteton gjithashtu se në fazën e parë rrënojat e ndërtesës konkludojnë me ato të një vile romake". Sipas tij, në shekullin IV-V-të, ndërtesa është shndërruar në një bazilikë, gjë e cila duket qartë edhe nga forma e arkitekturore (e altarit) të rrënojave të kësaj ndërtese, por edhe "nga tullat me kryqe të kohës së Konstantinit (306-337), si dhe nga arkitektura e ngjashme me bazilikat e tjera që i përkasin kësaj periudhe, të cilat kanë një naos, abisdë si dhe narteksin". Në anën perëndimore, më pas u gjetën anekse, të cilat ishin përdorur si ambiente pagëzimi si dhe për funksione të tjera. Në qendër të ndërtesës është një sallë me përmasa 8 metra me 11.5 metra, me dysheme të shtruar me mozaik. Nga sipërfaqja e përgjithshme e mozaikut që ishte zbuluar prej 164 metra katrorë, veçse 33 metra katrorë e tij ishte ruajtur në gjendje relativisht të mirë. Mozaiku i Tiranës Mozaiku ka motive palokristiane si simbole të kultit kristian: peshq dhe shpendë, simbole të cilat gjenden në bazilikat e shekullit të V-VI-të në disa site arkeologjike të vendit tonë. Aleksandër Meksi, në një botim arkeologjik për këtë mozaik, citohet të ketë thënë se, "ka shenja se fundi i saj është shkatërruar nga zjarri dhe këto u vunë re gjatë gërmimeve që u bënë në sallën qendrore". Mozaiku i Tiranës, gjatë dekadave ka pësuar një sërë punimesh konservimi, që kanë ndaluar degradimin e mëtejshëm të tij. Pas vitit 1972, specialistët bënë ndërhyrje me teknikën e zhvendosjes (shkuljes) e më pas e rivendosën atë, duke krijuar kësisoj stabilitet. Por me kalimin e kohës teserat filluan të kishin probleme serioze, nga vendndodhja e mozaikut pranë rrugës automobilistike, si mbetje rezinash, depozitime substancash të mjeteve motorike si dhe pluhura, por edhe një deformim strukturor i dyshemesë ku ndodhej mozaiku. Evidentimi i këtyre problemeve serioze bëri të domosdoshëm zbatimin e një projekti konservues me pajisje bashkëkohore, që u konkretizua në muajt tetor-dhjetor 2009, e njëherazi u arrit të bëhej një rivendosje e teserave dhe plotësimi i lakunave me teserat origjinale për parandalimin e krisjeve dhe degradimin e materialit origjinal. Mozaiku i Tiranës sipas specialistëve që punojnë pranë këtij institucioni, Zana Sako dhe Luan Nezha, i kalon disa qindra turistë në ditë. Gjithashtu, të dhënat dhe vendndodhja e këtij mozaiku i ndodhur shumë pranë Institutit të Përgatitjes Fizike "Vojo Kushi", jepen edhe në "Guidën e Tiranës"./ch/
KOMENTE