Pasqyra E Shtypit Shqiptar
					  TIRANË, 29 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten:
  Gazeta " Koha Jonë"
BE: HEQJA E VIZAVE SHQIPËRIA KALOI TESTIN
Zyrtari më i lartë lartë për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fyle vlerësoi progresin e Shqipërisë. Ai pohoi se, "jam i kënaqur që partitë politike janë kthyer në Parlament. Mbetet ende punë për të bërë, bazuar në parimet e njohura kushtetutshmëria dhe transparenca.
 Tituj të tjerë:
 Tekstet 10 ditë para fillimit të shkollës, skema e subvencionimit
Vendimi: Tokat, procedura e dhënies me qira dhe ndryshimet e kategorisë
Gazeta " Shqip"
 KUSHTETUESJA, AKUZOHET PRESIDENTI
 Nis "lufta" e hapur Presidencë-mazhorancë. Spektrit blu politik i ka sosur durimi dhe ka kryqëzuar me akuza Presidentin Topi, me prentendimin se ka thyer betimin mbi dokumentin themeltar të shtetit.
 Tituj të tjerë:
 Vret gruan në sy të tre fëmijëve më pas vetvritet i rrethuar
Komandot "Eagle", drejt rreziqeve të Afganistanit
Gazeta " Panorama"
TOKAT ME QIRA, PROÇEDURA E ANKANDIT
 Qeveria përcakton proçedurën sesi do të jepen me qira tokat e papërnuara. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar një vendim i propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për përcaktimin e detyrave të bordit të qiradhënies, dhe proçedurat që do të ndiqen në këtë rast.
 Tituj të tjerë:
 Financat: Kush përfiton nga taksa e importit të makinave
Vetëvaret emigranti i sapo kthyer nga Anglia
 Gazeta " Shekulli"
 BANKA E SHQIPËRISË UL NORMËN BAZË TË INTERESIT ME 0.25 %
 Banka e Shqipërisë ndërrmerr një tjetër ulje të normës së interesit plot një vit e gjysëm pas ndërhyrjes së fundit në janar të vitit të shkuar. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ul me 0.25% normën bazë të interesit për të stimuluar ekonominë në vend.
 Tituj të tjerë:
 Pronarët mund të ndryshojnë kategorinë e tokës
Qeveria 6.1 mld lekë gjoba biznesit
Gazeta Shqiptare
 SPAHIU: KLD DO TË VENDOSË KONFERENCA E GJYQTARËVE
  Zbuten marrdhëniet mes Kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, në lidhje me emërimin e 5 anëtarëve të rinj të KLD-së, që do të zëvendesojnë anëtarët të cilëve u ka mbaruar mandati.
 Tituj të tjerë:
Planifikimi i territorit ekspertët hapin debatin 
Bllokohet fabrika e pijeve alkolike, kapet biznesmeni/s.d/ 				
				
				
