Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve
English

PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve

Tiranë, 29 korrik, NOA – Pas sulmit të hapur të Partisë Demokratike kundër Presidentit të vendit, Partia Demokristiane deklaroi sot se ky sulm është i qëllimshëm politik kundër aksionit të Presidentit, dhe se është shprehje e qartë e panikut që ka kapur qeverinë e Berishës për humbjen e pushtetit.

Në një deklaratë për shtyp, PDK i konsideron sulmet ndaj institucionit të Presidentit të Republikës si sulme të mirëfillta politike dhe si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga kriza e thellë politike dhe problemet e shumta ekonomike, që po e bëjnë çdo ditë e më të padurushme jetësen e qytetarëve shqiptarë.

“PDK, gjykon se maxhoranca qeverisëse ka përgjegjësi të plotë për bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj në Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi në Kuvend i kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës është bërë për motive krejtësisht politike, në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vendit dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi në deklaratë PDK.

Sipas PDK-së, akuzat e maxhorancës kundër Presidentit Topi, vijnë në vazhdën e përpjekjeve, që po bën Partia Demokratike për të goditur dhe nënshtruar institucionet e pavarura kushtetuese, si Gjykatat, Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror, KLSH, Avokatin e Popullit, Gjykatën administrative, Pushtetin Lokal dhe institucione të tjera, që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë ne vend.

Duke iu referuar kërkesësë ndërkombëtarëve që maxhoranca dhe opozita të zgjidhin krizën politike në vend, të bëjë transparencën e zgjedhjeve dhe të bashkëpunojë me opozitën për kryerjen e reformave kryesore, PDK, i bëri thirrje maxhorancës dhe kryministrit Berisha që, “në interes të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, të ndalë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës, dhe të ndërgjegjësohet për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale dhe kthimin e normalitetit demokratik në vend”.

mit/NOA

KOMENTE