Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve
English

PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve

Tiranë, 29 korrik, NOA - Akuzat e Partisë Demokratike ndaj presidentit, janë sulme të turpshme politike.

Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp Partia Demokristiane, duke pohuar se “po ndjek me shqetësimin konfliktin e krijuar ditët e fundit midis institucionit të Presidentit të Republikës dhe maxhorancës qeverisëse”.

“PDK i konsideron sulmet ndaj institucionit të Presidentit të Republikës si sulme të mirëfillta politike dhe si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga kriza e thellë politike dhe problemet e shumta ekonomike që po e bëjnë çdo ditë e më të padurueshme jetesën e qytetarëve shqiptarë”, citohet në deklaratën e PDK-së.

PDK gjykon më tej se maxhoranca qeverisëse ka përgjegjësi të plotë për bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj në Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

“Rrëzimi në Kuvend i kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës është bërë për motive krejtësisht politike, në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vendit dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë”, citojnë drejtuesit demokristianë.

Duke theksuar se akuzat e mazhorancës të kundër Presidentit të Republikës vijnë në vazhdën e përpjekjeve që po bën Partia Demokratike për të goditur dhe nënshtruar institucionet e pavarura kushtetuese, si gjykatat, prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror, KLSH, Avokatin e Popullit, Gjykatën Administrative, pushtetin lokal dhe institucione të tjera që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë ne vend.

Në fund, deklarata përfundon duke i bërë thirrje mazhorancës dhe kryeministrit Berisha që, në interes të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, të ndalë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës dhe të ndërgjegjësohet për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale për kthimin e normalitetit demokratik në vend.

n.e/NOA

KOMENTE