Soft News - Britani E Madhe - Vdes Në Moshën 104-Vjeçare Dekania E Komunitetit Të Twitter-It!
					  LONDËR, 29 korrik /ATSH-FP/ - Një britanike 104-vjeçare, e konsideruar si dekania e përdoruesve të Twitter-it në botë, vdiq dje, njoftoi azili ku ajo jetonte.
      Ivy Bean, një ish-pastruese që shkruante me pseudonimin "IvyBean104" kishte 57 000 të njohur. 
     Pat Wright, drejtoresha e qendrës që ndodhet në Bradford, në veri të Anglisë, theksoi se Ivy Bean e kishte zbuluar Twitter-in në vitin 2008 kur azili ishte pajisur me sistem kompjuterik. 
     ''Ivy ishte një mama dhe një gjyshe e jashtëzakonshme, e cila nuk kishte frikë të përballej me të renë'', deklaroi Wright./
/ec/  a.jor. 				
				
				
