English

Afganistan - Forcat Britanike Operacion Kundër Talebanëve Në Nad Ali

LONDËR, 30 korrik 2010 /ATSH-MIA/ - Qindra ushtarë britanikë, me mbështetjen e forcave, afgane filluan sot një operacion kundër talebanëve në provincën jugore Helmand, lajmëroi BBC. Qëllimi i operacionit, në të cilin marrin pjesë edhe aeroplanë luftarakë, është largimi i kryengritësve nga zona Nad Ali dhe marrja e kontrollit të saj. Forcat britanike po lëvizin drejt qendrës rajonale Sajdabad të cilën talebanët e shfrytëzojnë si bazë. Rajoni është i minuar me qindra bomba të cilat aleatët duhet t'i çaktivizojnë, njoftoi raportuesi i BBC-së. /e.v/
KOMENTE