English

Aku Gjobit 5 Biznese Ne Tregun Ushqimor "Hamdi Pepa" Ne Tirane

TIRANE, 30 Korrik /ATSH/- Inspektoriati i Sigurise Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka gjobitur sot 5 biznese për mangësi në shqipërimin e ambalazheve dhe mangësi në kushtet higjeno-sanitare të tregtimit të ushqimeve. Burime nga AKU-ja, bënë të ditur se, pas kontrollit të ndërmarrë në tregun ushqimor "Hamdi Pepa" në Tiranë, inspektoret e ushqimit bllokuan dhe asgjesuan rreth 50 kv produkte me afat të kaluar. Sipas AKU-së, janë gjobitur 3 biznese me rreth 100 mijë leke për mangësi në shqipërimin e produkteve të importuara dhe janë pezulluar përkohesisht shumë subjekte importuese pikërisht për këtë problem deri në momentin e rregullimit. Gjithashtu janë ndeshkuar gjithashtu me gjoba 2 subjekte tregtuese të produkteve ushqimore, veçanërisht ato me origjinë shtazore për mungesë të çertifikatave të sigurisë dhe cilësise./e.xh//n.m/
KOMENTE