English

Berisha: Po afron heqja e vizave, të luftohet sa më shumë krimi i organizuar

Tiranë, 30 Korrik, NOA – Lufta kundër krimit të organizuar, bashkërendimi saj dhe përpjekja e përbashkët e institucioneve qëndron si objektiv kryesor, duke synuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka theksuar gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërinstitucional, duke shtuar se heqja e regjimit të vizave për 90 ditë me vendet e Bashkimit Evropian, e shton edhe më shumë këtë obligim dhe kjo mbetet detyrë permanente e të gjitha institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

“Unë po kthehem nga Belgjika nga një vizitë e shkëlqyer, ku m’u përmend imazhi i keq që gëzonte Shqipëria më parë në lidhje me krimin, por u thashë se kjo është një e shkuar për ne”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë, duke pohuar se gjithsesi shenja e keqe që ka lënë krimi në të kaluarën ekziston për vendin tonë e prandaj, duhet punuar sa më shumë në mënyrë që ajo të shlyhet plotësisht.

“Përpjekje të mëdha janë bërë edhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke iu shtuar si një masë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai duke përmendur masat që janë marrë në këtë kuadër.

Duke shtuar më tej se mes gjykatave, prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë duhet të ekzistojnë raportet e duhura për t’i dhënë goditjen që meriton krimit të organizuar ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE